Malazezët kampionë të dembelizmit NULL NULL 25.08.2018 11:30 25.08.2018 11:30 “Malazezët mbajnë një karrige pranë shtratit për t’u çlodhur pasi ngrihen nga gjumi”. Kjo shprehje e famshme duket se është vërtetuar pasi ishin 4 pjesëmarrësit nga Mali i Zi që fituan Lojërat Olimpike për dembelët. Garuesit nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja të vetëdeklaruar si dembelë u përfshinë në këtë olimpiadë të pazakontë, për titullin “dembel” dhe një shumë prej 400 Eurosh. Gara nuk parashikonte shfaqjen e aftësive sportive. Në fakt ata qëndruan shtrirë për 49 orë për t’u shpallur fitues, shkruan tvklan. Ata madje thyen edhe rekordin e vendosur një vit më parë prej 48.5 orësh. Në garë morën pjesë 60 persona. Ata duhet të qëndronin shtrirë ku mund të hanin, pinin të bisedonin madje edhe të lundronin në internet. Por rregullat ishin strikte, nuk mund të ngriheshin as për të shkuar në tualet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.