Malawi: Albinët në rrezik për zhdukje NULL NULL 30.04.2016 14:10 30.04.2016 14:10 Personat albin në Malawi janë në rrezik të zhdukjes totale, ngaqë ka sulme ndaj tyre specifikisht në kërkim të pjesëve të trupit të tyre, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Albinizmi është një gjendje gjenetike që redukton pigmentin në sy, lëkure dhe flokë. Sipas raporteve të Kombeve të Bashkuara, në Afrikën Jugore ka rreth 10,000 persona albin. Në disa shtete afrikane, besohet që pjesët e trupit të personave albin sjellin fat dhe pasuri. Si rezultat i kësaj sulmuesit këpusin gjymtyrët dhe nxjerrin organet e tyre, për ti shitur më pastaj. Disa nga sulmuesit shkojnë edhe më larg, duke vjedhur mbetjet e tyre në varreza, ka deklaruar Ikponwosa Ero, eksperte në albinizëm nga Kombet e Bashkuara. “Personat albin dhe prindërit e fëmijëve albin, jetojnë vazhdimisht në frikë nga sulmet. Me aq sa kam parë unë më shumë dënohesh po të vjedhësh një lopë, se sa për krim ndaj albinëve. ” ka thënë ajo. Për me tepër , Ero ka kërkuar reagim urgjent nga qeveria, shoqëria civile dhe partnerët për zhvillim. Që nga fundi i vitit 2014 kanë qenë 65 raste të regjistruara të këtyre sulmeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.