18:09, 13 Shtator 2018

Në Doha të Katarit po zhvillohet kampionati botëror i notit.

Kjo garë po transmetohet ekskluzivisht nga Platformën Art Motion, e cila ka siguruar të drejtat televizive.

Përveç ekskluzivitetit të garës, e cila për herë të parë transmetohet në Kosovë, e veçanta e saj është komentimi të cilin po e bën një femër.

Është gazetarja e mirënjohur Maki Bajrami, e cila në mënyrë brilante po e komenton këtë ngjarje të rëndësishme sportive, njofton Klan Kosova.

Kjo është hera e parë që një gazetare femër në Kosovë komenton një kampionat botëror të notit.

Komentimin profesional të Maki Bajramit do mund ta ndiqni edhe në ditët në vazhdim, të premten dhe të shtunën me fillim nga ora 17:00, në Kanalin Art Sport 1, të platformës Art Motion.

 

klankosova.tv