Majlinda Kelmendi pranon Pasaportën Diplomatike nga Presidenti Thaçi NULL NULL 21.05.2018 10:35 21.05.2018 10:35 Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, sot ka pranuar Pasaportën Diplomatike nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka, përcjell Klan Kosova. “Presidenti Thaçi Solemnisht i dha Kampiones Olimpike Pasaportën Diplomatike!”. “Ambasadorja më e mirë e vendit dhe popullit tim. Presidentit,Kryeministrit Haradinaj dhe stafit në MPJ u jemi mirënjohës për shtyrjen para të kësaj çështje!”. “Besoj që e ka merituar!”, ka shkruar ai në Facebook. Lajmin më pas e ka bërë të ditur edhe Presidenti Hashim Thaçi. “Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka”. “Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 12 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 27 minuta më parë