Majlinda e fiton finalen ndaj Distrias NULL NULL 10.10.2015 18:37 10.10.2015 18:37 Majlinda Kelmendi e ka fituar finalen në kampionatin evropian të xhudos që është mbajtur në Portugali. Ajo e ka mposhtur garuesen tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi. Pas Majlindës edhe Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë ku ka mposhtur zviceranen Kocher, transmeton Klan Kosova. Finalja në mes Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit është historike, edhe për faktin se është hera e parë që një finale për të paren e Europës në xhudo zhvillohet në mes dy garueseve të të njëjtit vend. Majlinda dhe Nora me këto fitore marrin nga 100 pikë olimpike, kurse Distria fiton 60 pikë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 48 minuta më parë