22:16, 13 Mars 2018

Majk u bë baba për herë të parë vitin e kaluar, njofton Klan Kosova.

Edhe pse lidhja e tij me ish të dashurën Majlinda Zeka nuk funksionoi, ata janë prindër të djalit me emrin Roan, për të cilin këngëtari foli gjatë një interviste në N’drrimin e Natës në Klan Kosova.

“Roani është dhurata më e mirë që e kam marrë ndonjëherë. Ai çdo ditë më bënë të lumtur, s’kam fjalë ta përshkruajë dashurinë për të”.

Tutje, Majk tha se ndoshta në të ardhmen, do t’ia dedikojë një këngë pikërisht djalit të tij.