Mahrez lë Leicester në verë NULL NULL 20.04.2018 09:03 20.04.2018 09:03 Algjeriani do të largohet nga King Power Stadium gjatë afatit kalimtar të verës, pasi dështoi që këtë ta bëjë gjatë dimrit Riyad Mahrez është i vendosur të largohet nga Leicester City gjatë verës dhe potencialisht mund të transferohet tek Roma. Algjeriani hyri në grevë pas dështimit të transferimit tek Manchester City në janar, por u detyrua të kthehet në stërvitje, për shkak të kushtëzimit nga zyrtarët e skuadrës. Roma ka kohë që e përcjell Mahrez dhe verën e shkuar ishte afër blerjes së tij, por për shkak të çmimit pati hequr dorë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.