Magjistari i voodoo i shfrytëzonte vajzat seksualisht NULL NULL 04.07.2015 21:24 04.07.2015 21:24 Një udhëheqës voodoo (Një kult i zi fetar, që praktikohet në Karaibe dhe në jugun e SHBA-ve), po akuzohet se ka bërë marëdhënie seksuale me një 11 vjeçare, pasi që e ka bindur nënën e saj ta linte vetëm me vajzën, sepse kështu do shërohej nga e keqja, transmeton Klan Kosova. Brogenet Cinor është 48 vjeçar, dhe akuzohet që e ka keqpërdorur këtë vajzë dhe dy gra. “Ai po shfrytëzonte viktimat duke i bërë të besojnë se nëse nuk do i ndjekin këshillat e tij, do të vdisnin nga mallkimi”, është shprehur zëdhënësi i policisë, Cindi McCue. Vajza i kishte treguar nënës se çfarë i kishte bërë ai disa javë më pas, por vetëm vitin e kaluar ajo morri forcën të e denonconte. Më vonë gjatë hetimeve policia morri vesh që Cinor “u kishte ofruar shërim shpirtëror” edhe dy motrave në mes të vitit 2008-2009. Sipas policisë, Cinor ka kryer marëdhënie seksuale me të dyja motrat, njërën prej të cilëve e ka lënë shtatëzënë. Ai i kishte thënë njërës prej motrave se duhet të e ndërpriste shtatëzaninë, sepse përndryshe do të vdiste. Cinor është arrestuar më 19 qershor, dhe akuzuohet për mashtrim dhe abuzim seksual me të mitur. Ai nuk është akuzuar për marrëdhënie seksuale me motrat, sepse ato ishin të moshës madhore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.