8:25, 8 Maj 2017

Washington Wizards kanë shënuar fitore ndaj Boston Celtics me rezultat 121:102.

Me këtë fitore, magjistarët nga Washington kanë barazuar serinë në 2:2, njofton Klan Kosova.

Bradley Beal me 29 pikë dhe John Wall me 27 pikë e 12 kërcime ndihmuan në fitoren e Washingtonit ndërkaq Isaiah Thomas ishte më i mirë te mysafirët me 19 pikë.

Interesante