Madrid Open: Kyle Edmund mposht Novak Gjokoviqin NULL NULL 09.05.2018 16:49 09.05.2018 16:49 Tenisti, Kyle Edmund e ka befasuar Novak Gjokoviqin. Tenisti më i mirë britanik e ka mposhtur kampion e 12 Grand Slam, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova. 23 vjeçari e ka mposhtur serbin, 30 vjeçar brenda 40 minutave me rezultatin 6:3, 2:6 dhe 6:3, për çka do të ngjitet në top 20-shën botërore. Në raundin tjetër të Madrid Open, ai do të përballet me David Goffin, i cili mposhti Robin Hasse me 7:5 dhe 6:3. “Ishte përvojë shumë e mirë ta mposhtësh Gjokoviqin, ai është legjendë e kësaj loje”, ka thënë Edmund pas përfundimit të ndeshjes./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Formula 1 Mentori i Schummacherit dhe Alonsos i nënshtrohet një operacioni në zemër 19 minuta më parë