Madonna i dërgoi letër dashurie modeles në vitet e 90-ta NULL NULL 23.06.2018 16:00 23.06.2018 16:00 Madonna kishe një simpati të madhe ndaj modeles të cilën e kishte puthur në videoklipin e 1990-ës “Justify My Love”, e duket se këto ndjenja i ka shprehur përmes një letre. Pikërisht letra e këngëtares drejtuar Amanda Cazlet do të vendoset në ankand me një çmim fillestar prej 15,000 dollarë. Përmes kësaj letre Madonna thotë se nuk mund ta shpjegojë tërheqjen që ndjen ndaj modeles, mirëpo thotë se ka diçka mes tyre. Sipas shtëpisë së ankandit kjo është vetëm një nga gjërat që Madonna i kishte dërguar Amandës gjatë viteve pas realizimit të videoklipit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.