Madame Tussauds largon figurën e Beyonce nga muzeu NULL NULL 21.07.2017 22:00 21.07.2017 22:00 Siç duket Madame Tussauds është ndikuar nga presioni i mediave sociale dhe ka larguar punimin më të fundit nga dylli të këngëtares Beyonce. Modeli i Beyonce, i cili është vendosur në New York, është shndërruar në një nga temat më të përfolura nëpër rrjetet sociale ditëve të fundit. Kjo ngaqë figura nga dylli e Beyonce nuk ngjan aspak me këngëtaren 35 vjeçare. Ndër komentet më të ashpra ishin edhe për ngjyrën e lëkurës së yllit, që sipas shumë personave ajo ishte më e bardhë. E sipas raportimeve të New York Times, kjo figurë është larguar nga ky muze. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.