18:01, 12 Tetor 2018

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se ende nuk është e qartë nëse tentimi për t’i vrarë me eksploziv opozitarët iranian në Paris, ishte planifikuar nga qeveria iraniane.

“Siç e dini, Irani nganjëherë është i ndarë në fraksione dhe tensione të ndryshme dhe kështu unë nuk mund të them sot nëse urdhri erdhi nga lart ose nga ky apo ai shërbim. Unë nuk kam asnjë informacion tjetër në këtë fazë”, ka thënë Macron gjatë një interviste për televizionin France 24, transmeton Klan Kosova.

Ministria e Jashtme e Francës ka thënë se nuk ka dyshim që ministria e Inteligjencës iraniane qëndronte prapa komplotit që ndodhi gjatë muajit qershor të këtij viti.

 

klankosova.tv