21:59, 11 Tetor 2018

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Armeni, ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Ndërsa në një adresim të tij në Info Magazine, ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka dhënë detaje rreth këtij takimi pasi sipas tij ishte dëshmitar i bisedës mes Presidentëve Emmanuel Macron e Hashim Thaçit të shoqëruar edhe nga Kryeministri Edi Rama, njofton Klan Kosova.

Ai madje ka cituar disa nga fjalët e dhëna të Presidentit Emanuell Macron referuar proceseve madhore të shtetit të Kosovës:

”Isha dëshmitar i këtyre takimeve. Biseda ka zgjatur disa minuta. Macron tha që ”të mos ndaloni, ecni përpara, duhet të përmbyllni dialogun me Serbinë. Nuk mund të ketë më konflikt të hapur në Ballkan. Rezultati i dialogut do të varet komplet nga temat të cilat ju i trajtoni”, është shprehur Macron thekson ministri Pacolli, njofton Klan Kosova.

Sipas Pacollit, Macron ka bërë të ditur se kusht kryesor është që të përmbyllet dialogu me Serbinë që të mos mbetet proces i ngrirë çështja e Kosovës.

”Kosova nuk mund të ketë probleme të pazgjidhura, duhet të ketë paqe në të gjitha anët dhe t’i hapë rrugë përspektivës europiane”