Macron: Nuk ka “Plan B” për marrëveshjen me Iranin NULL NULL 22.04.2018 17:37 22.04.2018 17:37 Presidenti francez, Emmaunel Macron ka thënë se nuk ka “Plan B” për një marrëveshje bërthamore me Iranin, transmeton Klan Kosova. Ai tha se Uashingtoni duhet të mbetet në këtë marrëveshje për sa kohë që nuk ka mundësi më të mirë. Macron tha gjithashtu se SHBA, Franca dhe aleatët e tjerë do të kishin një rol “shumë të rëndësishëm” në rinovimin e Sirisë pas përfundimit të luftës. Presidenti francez gjithashtu paralajmëroi se Irani, i cili pretendon të jetë aleati më besnik i presidentit sirian Bashar al-Assad, do të përmbyset në Siri, nëse vendet e tjera tërhiqen shumë nga trupat e tyre nga ai vend shumë herët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 29 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 1 orë më parë