Macron fton shkencëtarët amerikanë të shkojnë në Francë për të punuar (VIDEO) NULL NULL 02.06.2017 08:46 02.06.2017 08:46 Vetëm një orë pasi Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po largohen nga Marrëveshje e Parisit për ndryshimet klimatike – duke thënë se “jam zgjedhur për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të Pittsburghut e jo të Parisit” – presidenti francez, Emmanuel Macron, u ka ofruar shkencëtarëve amerikanë të ambientit që të zhvendosen në Francë dhe aty ta vazhdojnë punën e tyre shkencore, njofton Klan Kosova. Macron i është drejtuar popullit amerikan në gjuhën angleze në një video treminutëshe. “Sonte, dua t’u them SHBA-ve se Franca beson në ju – bota beson në ju”, deklaroi Macon. “E di se jeni një komb i madh, e di historinë tuaj – historinë tonë të përbashkët”. “Të gjithë shkencëtarëve, inxhinierëve, ndërmarrësve, qytetarëve të ndërgjegjshëm që u zhgënjyen nga vendimi i presidentit të SHBA-ve, dua t’u them se në Francë do të gjejnë atdheun e tyre të dytë”. “Po ju thërras; ejani dhe punoni këtu me ne. Të punojmë se bashku në gjetjen e një zgjidhje konkrete, për klimën dhe ambientin. Ju premtoj se Franca nuk do të dorëzohet në këtë luftë”. Në pjesën e fundit të fjalimit, Macon iu drejtua jo vetëm amerikanëve, por të gjithë njerëzve nëpër botë. “Ju ftoj të keni besim. Ne do t’ia dalim, sepse jemi plotësisht të përkushtuar, sepse kudo ku jetojmë, kushdo që jemi, të gjithë ndajmë të njëjtën përgjegjësi”. Fjalimin presidenti i ri karizmatik i Francës e përfundoi me një lojë fjalësh me sloganin e vet Donald Trump-it gjatë fushatës së fundit presidenciale, i cili ishte; “Ta bëjmë Amerikën të madhërishme përsëri”. “Ta bëjmë planetin tonë të madhërishëm përsëri”, deklaroi Macron, njofton Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=2mfSJ6tKly8 klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vetëvendosja shtrin rrënjët e punësimit në shkollat e Gjilanit, drejtoresha e Arsimit i ik Kiks Kosovës (VIDEO) 9 minuta më parë
Kosova Mësimdhënësi mbetet pa punë, vendin ia zë familjarja e Sami Kurteshit (VIDEO) 14 minuta më parë
Kosova Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Për ne Kosova është e pavarur, partner dhe fqinj i besueshëm 25 minuta më parë