23:25, 16 Maj 2018

Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit,  Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi po qëndrojnë në Sofia të Bullgarisë ku po marrin pjesn në Samitin e Partive Popullore Evropiane, ku po zhvillohen takime pune në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjatë punimeve të Samitit, Haziri ndër të tjerash kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, qartësimin e procesit të integrimit evropian si dhe investime më të mëdha infrastrukturore nga BE-ja, njofton Klan Kosova.

Partitë Popullore Evropiane gjithashtu miratuan një deklaratë ku ftohen vendet e Ballkanit Perëndimor të kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ku sovraniteti dhe integriteti i shteteve duhet respektuar.

Interesante