Lushnje: Ther me thikë gruan dhe djalin 18-vjeçar NULL NULL 14.11.2017 11:29 14.11.2017 11:29 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje. Një shtetas ka qëlluar me thikë gruan dhe djalin e tij duke i plagosur. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori është Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje. Njoftimi i plotë i policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë bashkëshorten, shtetasen M.Gj, 43 vjeçe, dhe djalin e tij, shtetasin M.Gj, 18 vjeç, duke j’u shkaktuar dëmtime të lehta. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal./albeu *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 5 minuta më parë
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 20 minuta më parë