11:21, 28 Qershor 2018

Victoria Burgess është një grua që me një mision interesant tenton t’i rregullojë raportet mes dy shteteve.

Ajo është nisur në lundrim nga Kuba për në Key West dhe një grup me një anije do ta ndjekë për t’u siguruar që ajo do të mbetet e sigurt në ujë, veçanërisht tani që është sezoni i stuhive.

Unë shpresoj të ndihmoj në miqësinë SHBA-Kubë”, ka deklaruar Burgess. “Për këtë jam këtu. Për shoqëri, dashuri dhe të sjellë shpresë tek të gjithë në mes të SHBA-së dhe Kubës, si dhe për të shfaqur shpresë tek gratë anembanë botës se çdo gjë mund të bëhet”, ka përfunduar ajo.