16:13, 17 Shkurt 2017

Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Ulrike Lunaçek ka uruar Kosovën me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë.

“Pas finalizimit të marrëveshjes së stabilizim-asocimit në mes të Bashkimit Evropian vitin e kaluar dhe hapave drejt liberalizimit të vizave, ka arsye për të festuar këtë vit Ditën e Pavarësisë. Inkurajoj gjitha partitë politike në Kosovë që të vazhdojnë të punojnë në mënyrë konstruktive dhe shpirt evropian”, ka shkruar Luancek në llogarinë e saj në Facebook”, ka thënë Lunacek, transmeton Klan Kosova

Sipas saj është periudhë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës që tu mundësohet ta shijojnë lirinë e lëvizjes dhe të vizitojnë miqtë dhe shokët në Bashkimin Evropian për periudhën tre mujore.

“Secili e di, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilit nuk u lejohet të udhëtojnë lirshëm në BE as për periudhën tre mujore”.

“Kjo situatë duhet ndryshuar shumë shpejt në mënyrë që qytetarët të mos e ndjejnë më vetën të izoluar”, thekson ndër tjera.

“Liberalizimi i vizave nuk është e drejtë në vetvete, por është vlerë. Qeveria dhe Kuvendi në Prishtinë kanë përmbushur gati të gjitha kushtet e kërkuara. Drita jeshile nga Komisioni për Liberalizimin e Vizave për aq sa kanë mbetur edhe dy kushte janë përmbushur dhe ky ishte lajm i mirë vitin e kaluar”.

“Tash topi është në duart e Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës. Kësaj rruge qorre duhet t’i vijë fundit”.

“Dy kushtet e mbetura mund dhe duhet të përmbushen nga Kosova shumë shpejt: Ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Dhe po ashtu, Qeveria e Kosovës duhet të punojë edhe për kushtin e dytë: Progresin e mëtejmë në ndalimin e nivelit të lartë të korrupsionit  dhe krimit të organizuar çka është i qartë”, ka shkruar Lunacek.

‘Korrupsioni është ende i përhapur – ashtu si në rastet e vendeve tjera në rajon”.

“Ende lufta ndaj korrupsionit është gati “Conditio sine qua non”. Të gjitha raportimet e mia thërrasin qeverinë në Prishtinë për të ndërmarr hapa konkret në luftën më efektive të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe ato përbrenda” përfundon teksti i Lunacek.

Interesante