Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lumnije Menxhiqi i rikthehet muzikës me baladën “Tinëzisht ike” (VIDEO)

NULL NULL
19.04.2018 13:49

Këngëtarja Lumnije Menxhiqi ka bërë rikthimin e saj në skenën muzikore duke sjellë projekt të ri.

“Në heshtje të dashurova”, kënga e saj e vitit të kaluar, kishte ngjallur interesim të madh ndër ne edhe pse ishte kënga e parë e Lumes pas shumë vite heshjtje dhe largimi nga skena e jonë e muzikës.

Kënga e saj e re titullohet ”Tinëzisht ike” është kompozim i Mendi Menxhiqit, përndryshe vëllait të Lumes, teksti është i Hivzi Krasniqit, kurse aranzhmanin e ka bërë Riza Dolaku, njofton Klan Kosova.

Ky realizim është baladë të cilën e ka shoqëruar me një klip të realizuar në Prishtinë.

“Gjithnjë e më shumë po bindem se përkundër asaj ku mund të të hedhin valët e jetës, kënga bëhet rrikthimi më sublim në vendin tënd, por ajo edhe të mban lidhur gjithkund në botë me njerëzit dhe gjërat e mira”, deklaroi Menxhiqi.

Karriera e saj si këngëtare kishte filluar shumë vite më parë dhe mbahet në mend si interpretuese e re dhe ekspresive në ”Akordet e Kosovës” dhe në festivalet të tjera.

 

 

B. Toplica

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.