Lumezi takohet me shefen e Agjensionit për kompensimin e viktimave në San Francisko NULL NULL 28.07.2017 12:36 28.07.2017 12:36 Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i shoqëruar nga kryeprokurorët e prokurorive të Kosovës, po vazhdojnë vizitën në San Francisko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lumezi atje ka takuar shefen e Agjensionit për kompensimin e viktimave Julie Nauman, ku kanë shkëmbyer përvojat e tyre në fushën e kompensimit të viktimave duke i dhënë një rendësi të veçantë eksperiencës se qytetit të San Franciskos dhe mundësisë se aplikimit të kësaj eksperiencë në Kosovë. Nauman e ka njoftuar Lumezin me sfidat e kësaj fushe dhe i ka ofruar mbështetje për aplikimin e Ligjit të Kosovës për kompensimin e viktimave të krimit, duke përfshirë trajtimin me profesionalizëm, respektimin e të drejtës në siguri, dinjitet, jetë private dhe familjare të tyre. Kryeprokurori i Shtetit do të zhvillojë takimet edhe me përfaqësues të institucioneve tjera të drejtësisë në San Francisko, me qëllim të marrjes se përvoja të ndryshme, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë