15:00, 12 Shtator 2017

Marina Vjollca jetoi të hënën mbrëma ëndrrën e saj…ajo kurorëzoi dashurinë e saj me Getin në një ceremoni që më shumë ngjante në një përrallë.

E kush do të gëzohej më shumë për Marinën se motra e saj, ajo me të cilën janë të pandashme, Luana?

Vetë Luana që mori vëmendjen e mediave e paparacëve për pamjen e saj shumë ekstravagnte u shpreh e emocionuar për këtë ngjarje të rëndësishme për motrën e saj, gjysmën e saj, transmeton Klan Kosova.

“Gjysma ime! Jeta ime! Të kamë dashurinë më të madhe në botë. Mbrëmë nuk ngopesha duke të parë…Je një Ëndërr Minushi im”, ka shkruar Luana poshtë një fotografie që më shumë se fjalët tregon për dashurinë mes tyre.

E në këtë urim që e emocionin secilin, si mund të mos reagonte Marina?

“O bebja ime që më ke mbushur tërë jetën me dashuri. Falenderoj Zotin që të kam ty”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë së të voglës së saj, bebes së saj, ashtu siç e quan ajo.

Interesante