Lulzim Basha: Shqipëria, zonë e lirë për krimin NULL NULL 23.11.2017 14:02 23.11.2017 14:02 Lulzim Basha thotë se Shqipëria është shndërruar në një zonë të lirë për krimin dhe shton se krimi luftohet vetëm me largimin e Edi Ramës. Në një konferencë për shtyp, kryetari i PD-së foli për tre elementë, që sipas tij, po zbatohen nga Kryeministri. “Së pari, mbrojtja politike dhe shmangia nga përgjegjësia e të gjithë bashkëpunëtorëv të tij në afera kriminale. Liria e Saimir Tahirit, dekonspirimi nga vetë policia për arrestimin e krerëve të policisë, janë fakte dhe prova që e konfirmojnë këtë fakt”, tha Basha. Së dyti, Basha rendit drejtësinë. “Kapja e sistemit të drejtësisë, në veçanti e organeve të hetimit dhe prokurorisë për të garantuar se në kontrollin e Ramës, këto organe nuk do të nxjerrin krimin para drejtësisë dhe do të mbyllin të gjitha dosjet e krimit”, u shpreh Basha, shkruan Top Channel. Në fund, Basha rendit atë që e quan “manipulim të opinionit publik”. “Manipulimi i publikut vendas dhe të huaj, ashtu si mbuloi dhe fshehu trafikun masiv të drogës dhe krimit në Shqipëri për 3 vite”, tha ai. “Por këmbanat po bien për Edi Ramën. Ai e di se po i vjen fundi dhe po bën gjithçka për të vendosur nën kontrollin e tij të plotë edhe sistemin e ri të drejtësisë. Me një prokurori dhe drejtësi të pavarur, Edi Rama e di se nuk shpëton dot dhe se dita kur do të japë llogari para drejtësisë është vetëm çështje kohe”, mbylli fjalën e tij kreu i PD-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lushtaku kujton masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë 14 minuta më parë
Kosova Haxhiu takohet me homologen e saj austriake, Kosovës i premtohet mbështetje në anëtarësimin në KiE 19 minuta më parë