Luiza Gega dhe Smajlaj në finalen e Europianit në Beograd NULL NULL 04.03.2017 09:41 04.03.2017 09:41 Luiza Gega ka arritur që të kualifikohet në garën finale të atletikës me distancë 1500 metra në Europianin e sallave të mbyllura që po zhvillohet në Beograd. Sportistja shqiptare mori vendin e dytë në provën kualifikuese. Luiza Gega garoi në baterinë e tretë kualifikuese të garës së 1500 metrave duke përmbushur objektivin për kalimin në garën e fundit. Finalja e shumëpritur e atletikës për shqiptaren Gega, do të jetë mbrëmjen sotme në Beograd. Ndërkohë Izmir Smaljaj bëri një tjetër paraqitje shumë të mirë në arenën europiane. Atleti shqiptar u rikthye në Beograd ku përpara pak ditësh u shpall kampion i Ballkanit për të marrë pjesë në Europianin e sallave të mbyllura duke arritur të kualifikohet për në finalen e evenimentit. Norma e kualifikimit për në finalen e kërcimit së gjati në këtë Europian ishte 7.90 metra dhe Smajlaj e kaloi me sukses provën e tij duke kërcyer 7.98 për të barazuar rekordin kombëtar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë