Luis Hamilton fitues i HungarianGP NULL NULL 29.07.2018 18:58 29.07.2018 18:58 Britaniku, Luis Hamilton, ka dal i pari në garën e Formula 1 që u organizua në Hungari. Luis Hamilton ka fituar garën me 17 sekonda epërsi, duke grumbulluar 27 pikë, e kjo i la pas 19 garuesit e tjerë, shkruan BBC, njofton Klan Kosova. Vendin e dytë e ka zënë Ferrari me gjermanin Vettel i cili u rendit pas Hamiltonit. Ferrari humbi shansin më të mirë për të sfiduar shoferin e Mercedes, duke u vonuar në një pikë ndalimi të Sebastian Vettel. Ishte një gabim kritik që mund t’i kishte kushtuar Vettel me vendin e dytë, por ai luftoi përsëri dhe kaloi Bottas me pesë xhiro për të shkuar. Pavarësisht nga drama e fundit, e rëndësishme është se Ferrari ka humbur dy gara me radhë, të cilat mund t’i kishin fituar në rrethana të ndryshme. Avantazhi i Hamiltonit me nëntë gara të fituara, e vë atë në një pozitë të fortë për sezonin në Belgjikë në fund të gushtit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.