21:16, 7 Nëntor 2018

“Rruga e Shqipërisë drejt BE-së është shtruar, BE dhe Shqipëria janë më pranë se kurrë”, kështu është shprehur ditën e sotme Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në Shqipëri.

Më tej, Soreca thotë se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ruajë përqendrimin mbi reformat dhe prioritetet kyçe.

“Dialogu ndërpartiak është thelbësor dhe në interes të gjithë qytetarëve”, shkruan ai në rrjetin social Twitter./tch