Kremi i magnezit bën mrekulli kur bëhet fjalë për luftimin e tensionit të lartë të gjakut. Ai thithet përmes lëkurës për të rritur nivelin e magnezit në gjak, thotë studimi i kryear nga Universiteti Herfordshire

12:54, 19 Maj 2017

Tensioni i lartë është një nga problemet më të mëdha shëndetësore të popullësisë botërore këtë shekull.

Si i tillë ka marrë vëmdendjen e kompanive farmaceutike, që prodhojnë një varg të tërë barnash për ta luftuar.

Por a ka ndonjë mënyrë tjetër?

Kremi i magnezit bën mrekulli kur bëhet fjalë për luftimin e tensionit të lartë të gjakut.  Ai thithet përmes lëkurës për të rritur nivelin e magnezit në gjak, thotë studimi.

Shkencëtarët e Universitetit të Herfordshire kanë zbuluar se kremi i magnezit mund të përdoret potencialisht si alternativë apo si shtesë e ilaçeve për të luftuar një nga problemet më të mëdha të shëndetit, siç është tensioni i lartë.

Studimi i parë mbi efektin e kremit të magnezit tek njerëzit është publikuar në revistën Plos One. Ky studim është hapi i parë që tregon se kremi transdermal i magnezit mund të jetë një shtesë e mirë apo një alternative e ilaçeve që merren nga goja, për të luftuar problemin që lidhet me nivelin e ulët të magnezit, përfshi edhe funksionin e varfër të imunitetit.

Ajo mund të jetë një alternativë e mirë për njerëzit që kanë vështirësi të marrin ilaçe.

Interesante