Lufthansa i ofron 25 mijë euro familjeve të viktimave të Germanwings NULL NULL 01.07.2015 16:11 01.07.2015 16:11 Kompania ajorore gjermane, Lufthansa të martën ka ofruar një kompensim prej 25 mijë eurosh, për familjet e udhëtarëve gjermanë që vdiqën nga aksidentiti i Germanwings në mars. Kjo shumë është hedhur poshtë si e pamjaftueshme nga avokatët e familjarëve të viktimave, transmeton Klan Kosova. Përveç kësaj shume kjo kompani ajrore ka propozuar që t` i ofrojë secilit të afërm të viktimës qofshin ata prindër, fëmijë ose bashkëshortë nga 10 mijë euro. Por avokati i familjes Elam Giemulla është shprehur se kjo shumë është krejtësishtë e pamjaftueshme. Prokurorët besojnë që bashkë-piloti 27 vjeçar Andreas Lubitz e rrëzoi qellimisht aeroplanin në një mal francez më 24 mars të këtij viti. Në një deklaratë të përbashkët të marëtn, Lufthansa dhe Germanwings janë shprehur se për rrëzimin e këtij avioni ata do të marrin përgjegjësi për një kohë shumë të gjatë. Për këtë arsyje, fëmijët dhe adoleshentët të cilët kanë humbur njërin ose të dy prindërit, do të marrin mbështetje për arsimimin e tyre nga një fond i veçantë që përbëhet nga 7.8 milion euro. Përveç kësaj, Lufthansa dhe Germanwings kanë thënë se përmendoret do të vendosen në katër vendet të prekura nga tragjedia. Gjithashtu do të vendoset “një dhomë e heshtjes” në afërsi të vendit të aksidentit. Aeroplani që u rrëzua në mars kishte 150 njerëz në bord, prej të cilëve 72 ishin gjerman. Gjithashtu në mesin e viktimave gjermane ishin një grup i fëmijëve të shkollave nga qyteti i Haltern të cilët ishin duke u kthyer nga një udhëtim shkollor të Barcelonës. Sipas kësaj kompanie, të afërmit e viktimave do të informohen në ditët e ardhëshme për kompensim. Në prill, Lufthansa kishte thënë që janë gjithsej 300 milionë dollar në dizpozicion për t’i mbuluar dëmet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy ditë pas votës kundër në KiE, Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë një marrëveshje 3 minuta më parë