Skuadra që drejtohet nga Steve Kerr ka arritur ta fitojë edhe një tjetër titull të NBA, pasi në Quicken Loans Arena mposhti atë të Tyronn Lue me rezultat 108-85

8:33, 9 Qershor 2018

Golden State Warriors ka fituar titullin e tretë të NBA, pasi mposhtën me rezultat 108-85 në të katërtën përballje Cleveland Cavaliers.

Luftëtarët nga Oakland i Kalifornisë u treguan tepër të fortë për kavalierët nga Cleveland, duke mos i lënë ta fitojnë asnjë ndeshje.

Është kjo fitorja e tretë në katër vjetët e fundit për Golden State, duke lënë duarthatë edhe një herë tjetër yllin e NBA, LeBron James.