Luftë për fustanin e Lady Gaga NULL NULL 22.05.2015 22:31 22.05.2015 22:31 Lady Gaga njihet për veshjen e saj të çuditshme. Por kur vie fjala për fustanin e dasmës ajo dëshiron që çdo gjë të përputhet me shijet e të fejuarit të saj Taylor Kinney. “Fustani duhet të jetë i tëri për Taylor.”, tha Gaga për WWD. “Gjithçka duhet të jetë për burrin tim”,vazhdoi më pas ajo. Një gjë është e sigurt, që stilistët janë në luftë të egër me njëri – tjetrin se kush do e vesh këngëtaren për dasmën e saj, transmeton Klan Kosova. Kjo ndoshta, se Gaga po cilësohet si “nusja e dekadës”. Të mërkurën, stilistët më të njohur i kanë bërë 36 skica të fustanit të mundshëm të Gagës. “Faleminderit të gjithë ata stilistë që kanë dizajnuar më shumë se 30 fustane, për ditën më të lumtur të jetës time” – ka shkruar Gaga në Twitter. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.