16:34, 13 Gusht 2017

Nuk ishte qëndrimi i pronarëve të klubit që nxiti Philippe Coutinhon të bëjë kërkesë për largim.

Ai veproi kështu pas presionit të vazhdueshëm që i është bërë, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova

Pavarësisht zhvillimeve pronarët dhe trajneri Jurgen Klopp janë të mendimit për ta mbajtur në skuadër brazilianin.

“Qëndrimi përfundimtar i klubit është se asnjë nga ofertat për Philippe nuk do të shqyrtohen dhe se ai do të mbetet anëtar i Liverpool edhe kur të përfundojë afati kalimtar”, thonë zyrtarisht te The Reds.

Barcelona është vënë pas Coutinho më intensivisht pas shitjes së Neymar. Ata për mesfushorin e Liverpool ofertën e tyre e kanë ngritur deri në 90 milionë funta.

Interesante