Lubonja: Në kohën e Berishës merrje borxh, tani krimi ka paratë NULL NULL 16.10.2017 18:27 16.10.2017 18:27 Analisti Fatos Lubonja i ftuar në “Opinion” në News 24, është shprehur se krimi po fiton shumë terren në vendin tonë. “Në kohen e Berishës u merrte borxh për të shtruar rrugë etj. Tani nuk marrin borxh. Krimi është futur shumë sepse ka shumë para. Ky është i vetmi burim i parash. Opozita nuk i shkon thellë problemit për të sjellë alternativën. Krimi i drogës dhe krimi i vërtetë i thënë në mënyrë direkte, sepse po vriten njerëz çdo ditë. Ka një lloj gjuhe të përgjithshme. Nuk del njeri të pyesë se kush janë këtë 20 familjet dhe 4 klanet kriminale që denoncoi ambasadori Lu. Po të dalin të kërkojnë. Le të nisë hetimet Prokuroria. Të investigoj gazetaria. Përmenden vetëm disa emra personash që kanë bërë krime”, tha Lubonja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 13 minuta më parë