Luan Rama: Sa t’ketë fjalë e besë Malësia, del e para LSI-ja NULL NULL 25.05.2017 16:20 25.05.2017 16:20 Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar kandidatët për deputetë në qarkun e Kukësit. Nënkryetari i LSI-së dhe kryetari i grupit parlamentar të saj, Luan Rama, teksa i është referuar një kënge të vjetër kuksiane ka improvizuar këto vargje: “Sa t’ketë fjalë e besë Malësia, del e para LSI-ja, sup me sup lidhur si malet, LSI-ja kurrë nuk ndalet!” Më tej, duke folur gjatë takimit me qytetarët kuksianë, Rama shprehu bindjen se edhe Kukësi do të ketë deputet të LSI-së në Parlamentin e ardhshëm. Ai theksoi se Selvi Beçaj është zgjedhja më e mirë për Kukësin. “Selvi Beçaj është zgjedhja më e mirë për Kukësin. Lëvizja Socialiste për Integrim ju fton të zgjidhni një vajzë Kukësi, jo një të importuar. Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë e parë për të mos patur më konflikt politik”, tha Luan Rama, shkruan gazeta Shekulli. Rama ka shprehur bindjen se LSI-ja do të jetë forcë e parë që qeverisja të jetë për qytetarët dhe Shqipëria të mos jetë më vend i kanabisit. Më tej ai ka deklaruar se: “LSI forcë e parë që qeverisja të jetë për qytetarët, jo për kryetarët. LSI forcë e parë që Shqipëria të mos jetë më vend i kanabisit. LSI forcë e parë që të rinjtë të jetojnë e punojnë në Shqipëri. LSI forcë e parë – i vetmi shans për të gjithë!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.