Luan Pokemon Go dhe përfundon i vdekur NULL NULL 20.07.2016 12:31 20.07.2016 12:31 Një adoleshent ka mbetur i vdekur pasi që është shtënë mbi të, ngaqë ky i fundit është futur në një shtëpi përderisa ka qenë duke luajtur lojën Pokemon Go. Jerson Lopez de Leon, 18 vjeçar, nga Guatemala, raportohet të ketë qenë duke luajtur lojën në fjalë me kushëririn e tij Daniel Moises Picen, 17 vjeç, kur kanë vendosur që të futen në një shtëpi në Chiquimula për të kapur kafshën virtuale. Policia ka deklaruar që janë në kërkim të pronarëve të një kamioni që është parë duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas raporteve lokale, ky rast shënon vdekjen e parë të shkaktuar nga loja shumë e popullarizuar Pokemon Go. Pokemon Go, është debatuar shumë për shkak të formës se si luhet. Koncepti i kësaj loje është që ju i gjeni kafshët virtuale në vendet reale dhe duhet që ti kapni ato. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri i bën thirrje deputetëve ta votojnë Komisionin Hetimor për kontratat njëburimore 55 sekonda më parë
Kosova Parandalohet gara ilegale e shpejtësisë në autostradën "Dr. Ibrahim Rugova" (FOTO) 3 minuta më parë
Kosova AMMK: Kosova në gjendje të rënduar të cilësisë së ajrit për shkak të pluhurit të Saharës 6 minuta më parë