LSI zgjedh drejtuesit e lartë NULL NULL 04.12.2016 22:16 04.12.2016 22:16 Në përfundim të Konventës së Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shqipëri u bënë të ditur rezultatet ku u zgjodhën një zëvendëskryetar, dy nënkryetar dhe Sekretari i Përgjithshëm. Nga emrat që kandiduan për këto poste drejtuese të kësaj partie ka të konfirmuar në pozicionet e mëparshme, por edhe ndryshim të posteve. Një prej tyre është Indrit Brahimllari që vjen nga detyra si kryetar i Lëvizjes Rinore për Integrim. Në këtë konventë ai u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm. Ndërkohë, dy nënkryetarët janë zgjedhur deputetët e kësaj partie, Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj. Kjo e fundit më parë ka mbajtur detyrën e nënkryetares së LRI-së, ndërsa Rama mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Konventa gjithashtu votoi edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilët do të bëhen publik gjatë ditës së hënë./ Tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Filharmonia e Kosovës koncert të shkurtër në Aeroportin e Romës: "Unë biri yt Kosovë" (VIDEO) 6 minuta më parë
Kosova Eksperti i sigurisë për kërcënimet nga Serbia: Policia e Kosovës di si të ballafaqohet me situatën (VIDEO) 19 minuta më parë
Kosova Zgjedhjet në Kroaci, deputetja Lekaj-Prljaskaj: Boshnjakët po mundohen që t'i përçajnë shqiptarët (VIDEO) 32 minuta më parë