LSI kundër Ramës: Pa opozitën nuk mund të ketë zgjedhje më 18 qershor NULL NULL 20.03.2017 21:44 20.03.2017 21:44 Ndonëse kryeministri Edi Rama e ka përsëritur shpesh kohët e fundit se në 18 qershor do të ketë zgjedhje, me apo pa pjesëmarrjen e opozitës, nuk mendon kështu aleati qeverisës. LSI ka shpalosur sot qëndrimin e saj, duke thënë se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Deklaratat u bënë nënkryetari Luan Rama gjatë një interviste për Abc News. I pyetur për dekretimin e Fatmir Xhafajt, ai tha se nuk surpriza dhe asnjë arsye që LSI të mos e votojë Xhafën. “Çështja e ndryshimit të ministrave është e drejtë eksluzive e kryeministrit. LSI asnjëherë nuk është imponuar, asnjëherë nuk ka kërkuar as LSI dhe as kryetari, nuk kemi kërkuar të largohet ky apo ai ministër. Duke qenë se respektojmë tagrin kushtetutes, çështja e votimit është procedurë e karakterit formal dhe nuk besoj se LSI të ketë arsye ose motiv të votojë ndryshe kur është fjala për votim të ministrave”, deklaroi Luan Rama, shkruan Lapsi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.