LSDM dhe BESA nuk arrijnë marrëveshje NULL NULL 28.05.2017 15:50 28.05.2017 15:50 LSDM përmes një komunikate për media ka njoftuar se BESA edhe zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. “Ju njoftojmë se në lidhje me bisedimet me partinë BESA, edhe pse u pajtuam se bashkërisht e ndajmë përcaktimin për reforma urgjente për zhvillim demokratik të Maqedonisë, për një pjesë të pyetjeve nuk arritëm marrëveshje. Kemi mbetur të hapur për bashkëpunim rreth përkrahjes së reformave që pasojnë në Maqedonisë, si dhe për gjithçka tjetë që është në interes të gjithë qytetarëve”, kanë thënë nga LSDM,përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.