22:07, 12 Janar 2018

Joachim Low po përfolet si njëri nga emrat që mund ta zë vendin e Zinedine Zidane te Real Madridi, pohon La Stampa.

E ardhmja e francezit, duket të jetë në mëdyshje, pas dështimit të cilin po e pësojnë në La Liga, me 16 pikë prapa Barcelonës.

Ndërkaq dështimi në Ligën e Kampionëve, mund t’i kushtojë me punë francezit, dhe tashmë, selektori gjerman, Joachim Low, ka dalë si njëri nga ata që do ta marrë në krye klubin mbretëror.