Los Angeles do të organizojë Lojërat Olimpike Verore 2028 NULL NULL 01.08.2017 15:00 01.08.2017 15:00 Los Angeles do të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike Verore 2028, ka njoftuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, duke i hapur dyert për Parisin që të organizojë këto lojëra për vitin 2024, transmeton Klan Kosova. Komiteti ka kërkuar për një marrëveshje me qytetet amerikane dhe franceze, pasi ato kanë qenë vendet e vetme që kanë qenë të gatshme të përballojnë edhe financiarisht organizimin e këtyre lojërave, gjatë prezantimit të ofertave. Ky komitet do të kontribuojë me 1.8 miliard dollarë, thuhet në një njoftim të organizatës. Pas këtij vendimi, Parisi pritet të jetë organizator i lojërave që do të mbahen në vitin 2024, pasi paraprakisht, KON kishte vendosur që të shpall të njëjtën kohë qytetet organizatore të Lojërave Olimpike për vitet 2024 dhe 2028, për çka u kishte kërkuar të dy qyteteve që të ndihmonin në vendosjen se cili qytet cilin vit do ta përzgjedh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.