15:59, 4 Nëntor 2018

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka arritur të fitojë medaljen e artë në kampionatin evropian u23.

Ajo në kategorinë deri 78 kilogramë arriti të mposhtë në finale gjermanen, Christina Faber, njofton Klan Kosova.

Para Kukës në këtë kampionat dje medalje të artë fitoi edhe Akil Gjakova.