Lori Hoxha vuan nga ankthi NULL NULL 19.02.2018 16:27 19.02.2018 16:27 Blogerja Lori Hoxha me shumë mundësi, lakmohet nga shumë persona që e ndjekin në rrjete sociale pasi jeta e saj është e mbushur me udhëtime, dhurata, evente të rëndësishme, …me pak fjalë gjithçka dikush do të dëshironte. Megjithatë, përtej Instagramit, askush nuk është në dijeni të plotë të vështirësive që kanë edhe personazhet e njohur e që shpesh shfaqen pa asnjë lloj problemi publikisht, shkruan blitz.al. Lori Hoxha, ka vendosur të ndajë një fakt jo pak të rëndësishëm me ndjekësit në Snapchat. “Një fakt i vogël: ankthi nuk më lë të bëj gjumë e qetë” – ka shkruar ajo teksa ka postuar një selfie në ashensor. Ankthi në fakt është derivat i stresit në përgjithësi dhe mjek të fushës e quajnë një nga shqetësimet e kohës. Shpresojmë mos të jetë diçka serioze për Lorin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.