15:00, 18 Qershor 2017

Prej disa kohësh marrëdhënia e Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit përveç se është bërë publike ka qenë edhe në qendër të vëmendjes.

Gjatë një periudhe ata postojnë foto, më pas bien në qetësi e fillojnë sërish me foto disa kohë më vonë. Kudo flitet për ndarjen apo ribashkimin e tyre.

Sidoqoftë Lori apo Visi nuk kanë pasur asnjë reagim për atë ç’ka shkruhet apo flitet vërdallë.

Kohëve të fundit fotot e tyre kanë qenë shumë të rralla, por herë pas here Lori jep sinjale që tregojnë se ata janë sërish bashkë.

Gjatë mesnatës ajo ka publikuar në Snapchat një shprehje mjaft domethënëse: “Love you long time ( të dua për një kohë të gjatë)- shkruhet në të, shkruan blitz.al. Mund të themi me siguri se ky është një dedikim për të dashurin e saj, pasi të gjithë e dimë se Lori dhe Visi janë prej disa vitesh bashkë.

Interesante