“Lookatme” aty ku mund të gjeni veshje UNIKE! NULL NULL 13.03.2018 21:40 13.03.2018 21:40 Në të shumtën e rasteve, veshja është ajo që na karakterizon pak a shumë si njerëz. E për t’u dukur bukur, padyshim se na duhen edhe rroba perfekte, sidomos ato që janë unike dhe nuk gjenden kollaj. Këtë gjë e bënë Lena Hoxha – 24-vjeçarja e cila me prejardhje është nga Peja, por që jeton dhe vepron në Prishtinë. Me siguri shumë prej jush tashmë keni dëgjuar për “Lookatme.ks”, pasi që kjo faqe numëron mijëra ndjekës në Instagram dhe tashmë ka arritur të marrë zemrat e shumë femrave që vishen aty. Lena ka folur për klankosova.tv duke treguar se të gjitha veshjet dizajnohen nga vetë ajo – veshje të cilat janë unike dhe punohen vetëm njëherë. Stilistja tashmë e njohur për punën që bënë, me këtë profesion merret tash e dy vjet, njofton Klan Kosova. Tutje, 24-vjeçarja tregoi se të gjitha rrobat ndodhen në studion e saj personale të cilat të gjithë njerëzit kanë mundësi t’i blejnë. “Veshjet unike të cilat i punoj, ndodhen në studion time, ato mund t’i blejnë njerëzit e thjeshtë e deri tek ata që janë të famshëm. Pastaj dikush prej tyre I përdor për video e dikush për foto sepse ka veshje nga më të thjeshtat deri tek ato skenike”, tha më tej Lena. Vlen të përmendet që Lena – dizajnerja e këtij brendi, ka punuar shpesh me Dhurata Dorën, Fibin, Evën, Ana Kabashi, Arta Memedin dhe shumë artistë të ndryshëm. Të gjithë ata që janë të interesuar për veshjet unike që Lena i dizajnon, mund të kontaktojnë në numër të cilin mund ta gjeni në faqen zyrtare të “Lookatme.ks” në Instagram ku edhe mund ta shihni punën e saj./klankosova.tv https://www.instagram.com/p/BgENmIEH6Fi/?hl=en&taken-by=lookatme.ks https://www.instagram.com/p/BgEaaibnt8L/?hl=en&taken-by=lookatme.ks https://www.instagram.com/p/BgD7TxzHa2L/?hl=en&taken-by=lookatme.ks https://www.instagram.com/p/Be6R7zwntsc/?hl=en&taken-by=lookatme.ks https://www.instagram.com/p/BfD3NnkneL9/?hl=en&taken-by=lookatme.ks https://www.instagram.com/p/BcIQnOKnxZT/?hl=en&taken-by=lookatme.ks *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.