17:35, 22 Tetor 2018

Kompania e taksive, Addison Lee, ka deklaruar se do të jetë e gatshme brenda tre vjetësh të fillojë me shërbimin e taksive pa ngasës, të paktën në Londër.

Kjo kompani ka bashkuar forcat me specialistin e softuerit vetë-ngasës, Oxbotica, të cilët kanë bërë të ditur se taksitë pa ngasës do të jenë të gatshëm në vitin 2021.

Ky veprim do të ashpërsojë konkurrencën me rivalin Uber, që gjithashtu planifikon veturat pa ngasës në të ardhmen.

Udhëheqësi i Addison Lee, Andy Boland ka deklaruar se kjo teknologji do të ndihmojë kompaninë që të adresojë problemet me mbingarkesën, hapësirat e lira për parkim si dhe do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në vendet urbane.

driverless cars