Londër: Dënohet grupi i kokainës, 45 vjet burgim për 9 shqiptarët NULL NULL 29.03.2017 10:03 29.03.2017 10:03 Një grup kriminal shqiptar, i përfshirë në shpërndarje droge të klasit të parë, më saktë kokainë, në jug të Anglisë, është dënuar nga drejtësia britanike me 45 vjet burg. Ata u arrestuan gjatë bastisjeve të policisë në qershor të vitit të kaluar në qytetet bregdtare të Brajtonit dhe Hov, ku para’ të thata, kokainë dhe automjete me vlerë disa qindra mijëra stërlina u kapën nga policia britanike. Tetë nga nëntë pjesëtarët e grupit kriminal ishin shqiptarë që qëndronin ilegalisht në Britaninë e Madhe. Sipas BBC, grupit iu kapën edhe sasira alkooli të kontrabanduar ilegalisht në ambiente dhe lokale që frekuentoheshin nga shqiptarët, pub-e, qebaptore, tre kafene dhe mini-markete. Të nëntë të arrestuarit e pranuan akuzën e konspiracionit për furnizmin me kokainë, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova. Sipas shtypit vendas, drejtuesi i grupit, Mevlan Dema pranoi edhe akuzën e pastrimit të parave. Kryeinspektori detektiv Steve Boniface i Policisë së Suseksit thotë se “policia tani do të aplikojë në gjykatë për sekuestrimin e aseteve dhe çdo përfitimi që ata kanë bërë nga ky aktivitet kriminal”. Ai shton se “shumica e komunitetit shqiptar që jeton në qytetin e Brajtonit kontribuojnë për komunitetin dhe ekonominë e Britanisë në mënyrë pozitive dhe të rregullt”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve 7 minuta më parë
Ekonomi Kurti: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji 14 minuta më parë