23:30, 11 Korrik 2018

Lojtarët kroatë festuan si të “çmendur” tek goli i Manzdukic që përmbysi gjithçka dhe i kualifikoi për në finale.

I gjithë ekipi vrapoi në një cep të fushës dhe aty ndodhi e papritura.

Lojtarët i shkuan të gjithë sulmuesit të Juventusit por aty gjendeshin edhe shumë fotografë e kameramanë.

Njëri prej tyre ishte ai që e pësoi më keq pasi e rrëzuan për tokë dhe për pak sa nuk e dëmtuan, shkruan Albeu.com.

Më pas, lojtarët e panë që kishin zënë edhe fotografin dhe të gjithë e ndihmuan.

Interesante