Qyteti i Engjëjve do të organizojë Lojërat Olimpike Verore më 2028, ndërsa pritet që Parisi të jetë nikoqir i tyre katër vjet më herët

20:00, 31 Korrik 2017

Los Angeles ka arritur marrëveshje me drejtuest e Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, që do të shtrojë rrugën për organizimin e Lojërave Olimpike Verore 2028 në këtë qytet.

Marrëveshja do të kthejë Olimpiadën në Kaliforninë Jugore për të tretën herë, pasi Los Angeles ka organizuar këto lojëra edhe më 1984 dhe më 1932.

Po ashtu i hap rrugën Parisit që të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike Verore shtatë vjet nga tani. Gara kishte nisur për vitin 2024, por pasi të dy qytetet paraqitën kandidatura të forta, u vendos që njërit t’i jepet e drejta për këtë vit dhe tjetrit për katër vjet pas tij.

Interesante