Lohan kërkon falje për komentet në lidhje me ngacmimet seksuale NULL NULL 13.08.2018 20:30 13.08.2018 20:30 Lindsay Lohan ka kërkuar falje për komentet në lidhje me lëvizjen “Me Too”, pasi kishte thënë se gratë që flasin për ngacmimet seksuale duket të dobëta. “Dua të kërkojë falje për çfarëdo lëndimi që kam shkaktuar përmes një deklarate që kam dhënë një intervistë së fundmi” ka deklaruar Lohan. Ajo kishte thënë për “The Times” se disa gra shkojnë në polici vetëm për vëmendje. Kampanja “MeToo” është një lëvizje kundër ngacmimeve seksuale. Kjo kampanjë nisi pas një numri akuzash për sulme seksuale ndaj producentit Harvey Weinstein. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.