Llullaku shënon dy gola dhe feston me shqiponjë (VIDEO) NULL NULL 19.09.2016 22:50 19.09.2016 22:50 Azdren Llullaku konfirmon formën e mirë që po kalon në këtë fillim sezoni me fanellën e Gaz Metanit. Në javën e tetë të ligës së parë rumune, mesfushori ofensiv shënoi të dy golat e fitores 2-0 të skuadrës së tij sot në fushën e Astra Xhurxhut. 28-vjeçari realizoi në minutat 71’ dhe 79’ duke fundosur kampionët në fuqi të Rumanisë, ku gjatë verës pati një aventurë të shkurtër mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli. Kjo disfatë e zhyt Astran në vendin e tretë nga fundi, me vetëm pesë pikë. Si përherë, Llullaku festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenore, shkruan PanoramaSport. Për futbollistin që ka luajtur si me Shqipërinë edhe me Kosovën, këta ishin golat numër 5 dhe 6 në kampionatin rumun këtë sezon. https://www.youtube.com/watch?v=y82904PN2OY https://www.youtube.com/watch?v=AwrntIcttzg *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë